.

Përzgjedhja e kandidatëve/ Basha: PD nuk do i zhgënjejë shqiptarët, kushdo duhet të plotësojë kushtet

Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur për përzgjedhjen e kandidatëve duke theksuar sërish se procesi është i hapur dhe transparent teksa ka deklaruar çdo kandidat duhet të plotësojë kushtet.
Lideri opozitar thotë se PD nuk ka për t’i zhgënjyer shqiptarët pasi do të sjellë njerëz me një qasje të re ndaj politikës sidomos në këtë kohë krize.
Ai thotë se bashkimin e opozitës e ka marrë seriozisht prandaj sot koalicioni opozitar është më i madhi në 30 vite.
Pyetja: A keni përgjegjësi për të bashkuar opozitën

Lulzim Basha: E kam marrë seriozisht. Prandaj kemi sot koalicionin më të madh në 30 vite.

Që nga propozimet e anëtarësisë, tek Komisioni do jetë transparent, sot në opozitë, nesër në qeverisje. PD s’do i zhgënjejë shqiptarët. Kushdo duhet të plotësojë kushtet e integritetit moral, ndarjes së vlerave mbi të cilat PD vepron si anëtare e PPE, lirisë së fjalës, vlerave, tregut, taksave të ulëta. Për këto keni garancinë time. Do të jetë proces i hapur dhe transparent.

Pyetja:Emrat e skualifikuar do hyjnë nga kuotat?

Lulzim Basha: Publiku shqiptar do të ketë nga PD njerëz që do garantojnë një qasje të re ndaj politikës, në veçanti në këto kohë të krizës.

Pyetja: A ka pasur përplasje mes jush dhe komisionit?

Lulzim Basha:Asnjëlloj. Komisioni është i pavarur. Çdohap do jetë transparent.