.

Meta sfidon socialistët: Zero shans! Le të vijnë në Presidencë se…

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot një deklaratë të bërë në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i PS-së Bujar Çela se kreu i shtetit duhet të izolohej nga prokuroria e Përgjithshme. Në një dalje publike për mediat Meta sfidoi socialistët, ndërsa tha se presidenti do të jetë në Presidencë, ndërsa iu sugjeroi që deputetët mund t’i bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve në botë dhe policie po ashtu.
“T’u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve në botë e gjithë policisë në botë, se presidenti këtu është gjithmonë. Dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans. Izolimi i Shqipërisë nga Europa është qëllimi. Presidentin këtu e kanë. Le të vijnë që të zënë këtë institucion. Unë i kam thënë të gjithë Shqipërisë dhe Botës se qëllimi është zhytja e Shqipërisë, izolimi.”, tha Meta.