.

Basha: Kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjencive më të specializuara, ‘peshqit e mëdhenj’ do vihen para drejtësisë


Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka folur sërish për ligjin anti-mafia që premton se do të bëjë kur të vijë në qeveri.
Ai ka zbuluar se ka kontaktuar dhe ka harxhuar ditë të tëra duke kontaktuar me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.
Basha merr shembullin e Eskobar për ta krahasur me ‘peshqit e mëdhenj’ të Shqipërisë. Sipas tij, si baroni i Kolumbisë edhe ‘peshqit e mëdhenj’ këtu nuk do të kenë shpëtim dhe se do të vendosen para drejtësisë, kurse paratë do u kthehen shqiptarëve.
”Kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve tanë strategjikë. Nuk ka shpëtim, s’kishte shpëtim as Eskobari. Peshqit e mëdhenj jo vetëm do vihen para drejtësisë, por do të kthejnë paratë. Paratë nuk do i gëzojnë. Paratë do kthehen. Kemi draft-ligj anti-mafia. Kemi bashkëpunim me agjencitë më të specializuara.”- tha Basha.