.

Avni Rustemi, një patriot apo vrasës me pagesë? Debate të forta mes të ftuarve

Në Open në Top Channel po diskutohet për dekoratat e dhëna nga presidenti Ilir Meta, veprime këto që kanë nxitur debate dhe reagime të shumta.

Avni Rustemi, ishte patriot apo atentator me pagesë? Kjo ishte pyetja që u shtrua në panel. Mesila Doda e quajti atë atentator me pagesë dhe se ai nuk duhej të dekorohej.

E kundërshtoi fuqishëm Gjekmarkaj dukë thënë se ai është një patriot i cili nuk vrau një person, por vra idenë e shitjes së territoreve të Shqipërisë. Është patriot pasi vra një ide. Do kishim një Shqipëri islamike nga lumi Shkumbin deri në atë të Matit.