.

Kristiano Ronaldo rezulton pozitiv me Koronavirus

Vazhdon përhapja me ritme të frikshme e Koronavirusit në botën e futbollit. Ylli i radhës që ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, është Kristiano Ronaldo.

Pas testit të kryer së fundmi, CR7 ka marrë sot përgjigjen e tamponit e cila rezultoi pozitive. Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë, teksa para 2 ditësh luajti titullar në supersfidën ndaj Francës që përfundoi në barazim 0-0.