.

Tensionet në Parlament, Rama: Pakica nuk i imponohet shumicës, edhe unë jam i pakënaqur me kompromisin

Kryeministri Edi Rama po flet në Parlament dhe po diskuton mbi kodin zgjedhor. Shefi i mazhorancës shprehet se pakica nuk mund t’i imponohet shumicës, duke shtuar se ka marrë fund kjo kohë. Gjithashtu Rama shtoi se edhe vetë PS-ja është e pakënaqur nga kompromisi, ndaj nuk ka kompromis ku kënaqet vetëm një palë.
Kryeministri u detyrua të fliste nga podiumi për shkak se deputetja Rudina Hajdari e kishte bllokuar foltoren.
Pjesë nga diskutimi i Ramës
Është një histori që zhvillohet prej kohësh që pakica kërkon t’i imponohet shumicës me forma dhe një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje, që çka secili dhe secila këtu në këtë sallë. Asnjë lidhje. Dhe fakteqësia 30-vjeçare e këtij Parlamenti që iu jep atyre që e ndjekin e mbi të gjithë të rinjve, e atyre që flitet më shumë, shembullin më të keq të edukatës qytetare.
Duke u kthyer te ligji, nuk njoh një kompromis ku një palë i fiton të gjitha, e kompromiset e mira janë kur të gjitha palët kanë arsye për t’u mërzitur. Madje që të jemi të qartë kemi më shumë arsye për t’u mërzitur ne se sa palët që janë këtu dhe jashtë. Jemi të vetidijshëm për të bërë kompromisin e nevojash, është që të heqim dorë nga dëshirat tona.