.

Përplasja Gjiknuri-Haliti, Vasili: Naftëtarët e Ballshit në grevë, batakçinjtë bëjnë sikur rrihen

Nënkryetari i LSI është shprehur në një konferencë për mediat se ndërsa naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie për bukën e gojës, “batakçinjtë bëjnë show, sikur rrihen.”

Si duket, Vasili po flet për përplasjen e ndodhur pak më herët në jashtë ambienteve të Kuvendit mes Damian Gjiknurit dhe deputetit Halit Valteri.

“Naftetarët vazhdojnë për ditë të tëra në grevë urie. Ata janë në grëve urie për bukën e gojës dhe për djersën e ballit që ia ka grabitur qeveria. Naftëtarët po luiftojnë me jetën, janë pa ngrënë. Pra po luftojnë për mbijetesën. Ndërsa batakçinjtë bëjnë shoë në parlament. Naftëtarët janë në të drejtën e ligjit. Jo pak herë kanë parë si fryhet Rama, u ka premtuar lloj lloj mashtrimesh sesi e ardhmja e tyre ishte e zgjidhur. Greva e urisë është e dyta pas asaj të mbajtur në gusht, që u mbyll vetëm pas dhënies së 3 pagave”, tha Vasili.