.

“Ky popull nuk është budalla”, kryeministri Edi Rama: Nuk fitoni as me lista të hapura e as me të shqyera!


Kryeministri Edi Rama deklaroi në seancën plenare se opozita nuk fiton dot përballë PS-së, pasi sipas kryeministrit, ata besojnë ende se ky ‘popull është budalla’.
“Ky popull nuk është budalla! Jua kam thënë atyre që ishin para, po ua them dhe ju, duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë vota,. Nuk merrni vota as me lista të hapura dhe as të shqyera, sepse ju kujtoni se shqiptarët janë budallenj,

Për sa kohë mendoni se shqiptarët janë budallenj, nuk keni shans të konkurroni PS. Listat janë të hapura”, deklaroi Rama.