.

Hajdari nuk lëshon foltoren e Parlamentit, Ruçi ndërpret seancën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën parlamentare, pasi deputetja Rudina Hajdari nuk ka lëshuar foltoren pas përfundimit të minutazhit.

“Ju e keni përdhosur këtë vend, sepse për 30 vite keni bërë të njëjtat premtime si ata që kanë qenë dhe keni bërë rotacion dhe i keni lënë shqiptaret në baltë”, tha Hajdari kur edhe iu ndërpre fjala.

Ruçi: Uluni zonja Hajdari

(Hajdari flet pa mikrofon)

Ruçi: Ju bëj apel edhe njëherë, ndërpres seancën 15 minuta. Thërriti koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren, nuk është veprim ky.