.

Gjiknuri sqaron debatin me Valterin: Ai është aksident…

Deputeti socialist Damian Gjiknuri është prononcuar për sherrin me Halit Valterin, duke deklaruar se nuk është e vërtetë që e ka kërcënuar.
“Këto nuk janë gjë tjetër veçse insinuata të njerëzve që janë aksidentë në historinë e vendit. Çdo parti ka qëndrimet e saj. Më vjen keq që debati për ligjin të kalojë në gjëra personale.

Kush është në opozitë ka dhe do të pësojë edhe akuza personale, unë nuk kërcënoj njeri, sot po kalon një gjë e madhe, po votohet ligji i ri që i jep mundësi hapjes së listave”, tha Gjiknuri.