.

“Danielin e kam parë me automatik”, trondit babai i të zhdukurit në Malësinë e Madhe

Babai i Klement Pepaj shpreh dyshimet se djali i tij është vrarë nga Danieli, kjo për shkak se ai është parë me automatik.
Nush Pepaj thotë se ka pasur kontakt me djalin e xhaxhait, i cili i ka thënë se Danieli prej një jave nuk ishte në shtëpi ndërkohë që banorët e zonës thonë se e kanë parë atë.

“Thonë që kanë marrë drejtimin e malit dhe nuk janë kthyer më prej atje. Klementi ka ardhur një vit më parë pasi e ekstraduam nga Zvicra dhe ka punuar në një kioskë të vogël. Djali im ka qenë punëtor dhe kam frikë se e ka implikuar kushëriri në ndonjë problem. Disa bashkëfshatarë kanë thënë në polici se ka qenë konflikt droge.

Kam pasur kontakte vetëm me djalin e dajës mbrëmë dhe me djalin e xhaxhait, ai po qante dhe unë dyshova në dy gjëra:

Më tha që nuk e kishte parë djalin e tij Danielin që prej dy javësh ndërsa të tjerët kanë thënë që e kanë parë djalin e tij. Unë e akuzoj se ai ka mashtruar, ai e ka ditur se djalin e ka në Shqipëri.

Dyshimet më të mëdha tek ai i kam (Danieli), i kërkoj falje nëse ka version tjetër por dyshimet më të mëdha tek ai i kam”, u shpreh ai i tronditur.