.

Amabasadorët e BE mesazh qytetarëve për COVID-19, Soreca në shqip: Bashkë mund t’ia dalim! (Video)


Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-19.
Më epik ishte mesazhi i Soreca-s i cili pas fjalimit në anglisht, vendosi që t’u drejohet shqiptarëve shqip me fjalët ‘’Mbaj maskën, laj duart dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim.’’.
Soreca tha se tashmë është radha e qytetarëve të bëjnë pjesën e tyre, por premtoi se BE nuk do të rreshtë së ndihmuari Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.
‘’BE dhe shtetet antëare e kanë mbështetur Shqipërinë në luftën kundër COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë. Por tani e keni ju radhën ta bëni këtë pjesë.
Mbaj maskën! Laji duart, dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim. ‘’- tha Soreca.

 

 

Dita Evropiane e Gjuhëve

Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus. Në Ditën Evropiane të Gjuhëve Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Ambasadorët e shteteve anëtare kanë një mesazh të veçantë në gjuhën e tyre amtare.—We may all speak different languages but our main challenge today has one name: coronavirus. On the European Day of Languages #EU Ambassador Luigi Soreca and Ambassadors from Member States have a special message in their native language. #UnionOfDiversity #ThisIsTheEU European CommissionEU Neighbourhood & EnlargementEuropean External Action Service – EEAS

Publiée par European Union in Albania sur Samedi 26 septembre 2020