.

Gjykata vendos “arrest me burg” për babë e bir që vranë 23-vjeçaren, avokati: E kanë mohuar, ata nuk bënin jetë normale

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Faik e Shkëlzen Bucin, babë e bir që vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci 8 vite më parë. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg babë e bir.

Pas vendimit avokati mbrojtës tha se klientët e tij e kanë mohuar krimin dhe se Faik Buci mendon se e bija është prostituuar pasi nuk vinte në shtëpi.

“Ata nuk kanë jetuar normalisht. Babai mendon se mund të ketë ndodhur prostituim i vajzës sepse ata nuk bënin jetë normale. Vajza nuk vinte në shtëpi dhe ai mendon se mund të jetë prostituar”, deklaroi avokati./BW