.

Bien shifrat në Maqedoninë e Veriut, 3 viktima dhe 92 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut regjistron 3 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 92 raste të reja.
Në krahasim me dje, këto janë shifra më optimiste teksa Shkupi vijon kryesimin me rastet e reja. Vihet re dhe një rritje rastesh në Dellçevë kurse qytetet e tjera kanë më pak se 10 raste.

Sa i përket viktimave, dy ishin të moshës 35 dhe 41 vjeç nga Resnja e Gostivari, kurse tjetri nga Dibra 63 vjeç.