.

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi, 233 në 24 orët e fundit, shënohen dhe 2 viktima

Greqia vijon të regjistrojë shfira në rritje të të infektuarve me COVID-19.

Janë 233 në 24 orët e fundit, teksa vetëm 20 janë kapur në pikat hyrëse në Greqi.

Por ndërkohë 2 viktima të tjera janë shënuar në shtetin fqinj, teksa totali ka shkuar në 273. 38 pacientë janë të intubuar në Greqi nga COVID-19 teksa 154 të tjerë kanë lënë terapinë intensive.