.

Përkujtohet 100-vjetori i Luftës së Vlorës, Rama-Meta pranë njëri-tjetrit në Sheshin e Flamurit (FOTO)

Është përkujtuar këtë pasdite 100-vjetori i Luftës së Vlorës, në Sheshin e Flamurit, në qytetin bregdetar.

Ky event tejet i rëndësishëm për popullin shqiptar ka bërë bashkë gjithë politikën shqiptare. Të pranishëm në aktivitet janë kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, dhe shumë politikanë të tjerë.

Por, në përkujtimin e Luftës së Vlorës nuk ka marrë pjesë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.