.

Pacienti u hodh nga kati i 4-të i Covid-2 dhe ndërroi jetë në vend, reagon policia, ja çfarë thotë

Policia e Tiranës reagon për ngjarjen tronditëse të ndodhur pak më parë te spitali Shefqet Ndroqi, ku një pacient i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.

Policia thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, ku pacienti ka humbur jetën në vend.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.