.

LAJMI I FUNDIT/ Sërish panik te “Shefqet Ndroqi”, hidhet nga kati i 4-të pacienti me koronavirus

Një tjetër ngjarje e rëndë sapo është raportuar nga Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi. Mësohet se një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit.

Bëhet fjalë për një 65 vjeçar, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar. News 24 bën me dije se pacienti nga Kruja ka ndërruar jetë pas hedhjes.

Pak kohë më parë, edhe një 29 vjeçar nga Durrësi, Xhino Koca kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes po nga ky spital. Ende nuk dihen arsyet që e çuan 65 vjeçarin të ndërmerrte aktin e rëndë.