.

U futen për t’u larë në det, mbytet babai në Durrës, shpëton e bija 9 vjeçe


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Rrashkull të Durrësit.

Bëhet me dije se baba e vajzë kanë hyrë që të lahen në det dhe për rrjedhojë, 44-vjecari, i ati i vajzës së mitur, është mbytur.

Ndërsa, vajza e vogël vetëm 9 vjeçe u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./bw