.

Itali/ Rritet sërish numri i viktimave, në 24 orët e fundit testohen pozitivë më shumë se 1 mijë persona


Gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave në Itali ka shenuar rritje. Diten e djeshme humben jeten kater persona, ndersa sot numerohen 13 viktima. Keshtu numri i jeteve te humbura qe nga fillimi i pandemise llogaritet 35.458.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1367 raste të reja pozitiv, duke e cuar ne total numrin e te infektuarve ne 262 541.

Në vend sot pati edhe 314 pacientë të shëruar dhe ne total llogariten 206.329, teksa në repartet e terapisë intensive ndodhen 69 pacientë

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima për të dytën ditë rradhazi, 87 të shëruar dhe 269 raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur 98 804

Raste në rritje ka regjistruar sot Rajoni i Toskanës. Sipas autoriteteve shumica absolute e 161 të identifikuar pozitiv sot me Covid (dje ishin vetëm 34), janë në mesin e personave të kthyer nga pushimet dhe mosha mesatare e tyre është 36 vjet (vetëm 3% janë mbi 65 vjeç) teksa 75% janë asimptomatike.