.

Fakte të reja nga vrasja e çiftit brenda shtëpisë së tyre në Maltë, shqiptari i akuzuar Daniel Muka bridhte në liri pavarësisht krimeve


Kur Daniel Muka u arrestua në lidhje me vrasjet tronditëse të një çifti në Sliema të Maltës, ai ishte tashmë i dyshuar për grabitjen e guximshme të në argjendarie dhe tentativës së vrasjes së dy policëve.

Atëherë, pse, pavarësisht se ishte një kriminel i dyshuar i rrezikshëm, ai u lejua të bredh i lirë? Ligjet e Maltës nuk bëjnë diskriminim ndaj njerëzve dhe krimin për të cilin akuzohen se kanë kryer. Të dyshuarit e akuzuar për krime të rëndë, si vrasje, i nënshtrohen të njëjtave kritereve lirimi me kusht, si ata që akuzohen për kryerje të krimeve të vogla.

I riu shqiptar 25 vjeçar u arrestua në lidhje me një vrasje të dyfishtë, përkatësisht të Christian Pandolfino, një biznesmen i suksesshëm dhe partnerit të tij, Ivor Maciejowski, ngjarje e ndodhur javën e kaluar. Të dy burrat u qëlluan për vdekje brenda shtëpisë së tyre në Sliema, në atë që besohet të ketë qenë një operacion katër-minutësh që përfshinte tre burra.

b3ef72eaa3780c846daac344a4b888fcd5407717-1597827932-5f3ceb5c-960x640

Pse Muka ishte në liri me kusht?

Muka ishte jashtë me kusht pasi përballet me procedime të ndara për një grabitje të vitit 2017 në një dyqan argjendarie në Tigné dhe vrasjen në tentativë të dy oficerëve të policisë, të cilët dyshohet se ai u përpoq të qëllonte gjatë arrestimit të tij.

Burime të njohura me rastin i thanë Times of Malta se Mukës i ishte dhënë liria me kusht nga Gjykata e Lartë pasi kërkesa ishte refuzuar vazhdimisht nga gjykata e një shkalle më poshtë.43e9ba99e293234b6500b69b97985428c4b2963a-1597829022-5f3cef9e-1920x1280

Mukës i ishte dhënë liria me kusht derisa të dëshmonin të gjithë dëshmitarët kryesorë të çështjes së tij dhe gjykata pa që nuk mund të kishte asnjë shkelje të provave.

Detajet e vendimit të lirimit me kusht nuk janë në dispozicion të publikut dhe zakonisht ato ofrohen vetëm për prokurorinë dhe mbrojtjen.

/Panorama/