.

Bie numri i viktimave në Kosovë, 4 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 157 raste të reja


Kosova ka shënuar sot 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, sa gjysma e shifrës së djeshme.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 157 raste të reja , 52 prej të cilave në Prishtinë ndërkohë Gjilani ka shënuar 15 raste, Gjakova dhe Prizreni 12 kurse Vushtrria 11.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

154 TË SHËRUAR DHE 157 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. .

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.