.

Studiuesit europianë: Pse humbja e nuhatjes dhe shijes së një të infektuari me COVID-19 janë unike, ndryshe nga gripi

Studiuesit europianë kanë dalë në përfundimin se humbja e nuhatjes dhe shijes së një të infektuari me COVID-19 janë shumë ndyshe dhe unike nga një me grip të zakonshëm.

Sipas përfundimeve, një i infektuar me COVID-19 ka hundët e liruara dhe mund të marrë frymë lirisht, por humbja e nuhatjes është e papritur dhe e rëndë.

Po ashtu një tjetër simptomë është dhe humbja e shijes. Një i infektuar me COVID-19 nuk ka një humbje shije të pjesshme apo të dëmtuar, por ai nuk mund të bëjë dot dallimin mes të hidhurës dhe të ëmblës.

Dhe kjo sipas shkencëtarëve ndodh për shkak se COVID-19 sulmon direkt qelizat nerove që lidhen me shijen dhe nuhatjen.