.

Studimi i Oksfordit: Mjalti më i mirë se antibiotikët për ftohjen dhe kollën!


Është konsideruar prej kohësh një lloj “mjekimi popullor” për fytin e acaruar dhe gripin. Por tani, një studim e vërtetoi se mjalti është në efikas në trajtimin e ftohjes dhe kollës sesa antibiotikët apo ilaçe të tjera.

Studimi është hartuar nga ekspertët të Universitetit të Oksfordit, sipas të cilëve, mjekët duhet t’i këshillojnë pacientët që të marrin një lugë mjaltë në vend të një antibiotiku, i cili mund të rrisë rezistencën e organizmit ndaj këtyre medikamenteve.

Ata e kanë krahasuar po ashtu efektin e mjaltit edhe me atë të anti histaminikëve dhe qetësueve gjatë trajtimit të infeksioneve të traktit të sipërm respirator.

Në fund, rezultoi se mjalti ishte superior ndaj tyre në trajtimin e problemeve të fytit dhe bllokimit prej të ftohurës, dhe në ndryshim nga ilacet, ai nuk kishte asnjë efekt të dëmshëm anësor. Në tërësi, mjalti u pa ta reduktonte me 44% ashpërsinë e kollës tek pacientët e sëmurë.