.

E mbyti me sfungjer dhe trupin ia la me lodrat, zbulohet krimi makabër i nënës ndaj djalit autik (FOTO)

Djali autik i një fotografi të njohur, vdiq pasi u mbyt me sfungjer, informoi gjykata sot pas dëshmisë së nënës së tij të akuzuar.

Olga Freeman, 40-vjeç, doli sot para gjykatës për vrasjen e Dylan Freeman, 10, gjatë fundjavës në shtëpinë e tyre në Acton të Londrës.

Nëna kishte perdorur një sfungjer për të mbyllur gojën e Dylan dhe pasi e kishte mbytur, trupin e tij e kishin lënë në dhomën e gjumit bashkë me lodrat e tjera.

“Shkaku i vdekjes u gjet pas ekzaminimit të rrugëve të frymëmarrjes. Për më tepër pjesë të vogla sfungjeri u gjetën në gojën e viktimës,” zbuloi prokuori.

Babai tij Freeman njihet në botën britanike të fotografisë së personazheve të njohur si David Beckham apo Spice Girls. Ai është i biri i ilustruesit Robert Freeman, që ka realizuar disa nga kopertinat e albumeve më të famshëm, përfshi dhe grupin The Beatles.

Zonja Freeman, e cila është me origjinë ruse nga Moska, është e regjistruar si banore e shtëpisë, që arrin vlerën 700 000 euro. Një nga fqinjët tha se ajo dhe zoti Freeman ishin ndarë prej disa kohësh.