.

Momente paniku në emisionin e mëngjesit, gazetares i bie të fikët në transmetimin live

Transmetimet e drejtpërdrejta nuk janë të lehta dhe shpesh incidentet gjatë tyre janë të pashmangshme.
Diçka e tillë ka ndodhur sot gjatë emisionit të mëngjesit “SummerTogether” në televizionin grek ANT1.

Sipas medias greke “Fosonline”, prezantuesja Konstantina Klokotara u ndje keq dhe i ra të fikët, ndërkohë që dy bashkëprezantuesit vrapuan ta ndihmonin.

Drejtori i “EINAP” (Rrjeti i Informacionit Mjedisor për Azinë dhe Paqësorin), Matina Pagoni, ishte i pranishëm në studio dhe i dha ndihmën e parë gazetares.

Për shkak të kësaj, transmetimi u ndërpre për disa minuta. Pasi u rikthyen, gazetari Panagiotis Stathis tha se ajo ishte në gjendje të mirë.