.

Kura popullore për njerëzit që vuajnë nga zemra, ja si përgatitet

Kur të ndieni probleme me zemrën, therjet dhe dhembjet në gjoks mund te përdorni këtë ilaç popullor.Stresi është një ndër iniciuesit e dhembjeve të zemrës.
Angina pectoris është një ndjesi presioni shtrëngues në kraharor, shoqëruar shpesh me dhimbje që rrezatohen në krahun e majtë dhe në qafë. Ndërsa, aritmia është një çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës.Kjo përzierje popullore mund të zbusë aritminë dhe të zvogëlojë dhembjet e shkaktuara me angina pektoris, transmeton Telegrafi.

Për këtë ilaç do t’ju nevojiten:

– 10 kërcej të freskët majdanozi (pa rrënjë);
– 1 l verë të zezë shtëpiake;
– 2 lugë uthull vere;
– 300 g mjaltë natyral.

Përgatitja:

10 kërcej të freskët majdanozi bashkë me fletë hidhini në një litër verë të pastër natyrale dhe shtoni 1 – 2 lugë gjelle uthull vere dhe ziejini 10 minuta në zjarr.

Pastaj shtoni 300 g mjaltë natyral bletësh dhe lini që të ziejnë ngadalë edhe 4 minuta.Verën e nxehtë për zemër kullojeni dhe hidheni në shishe të cilën më parë e keni larë me alkool të fortë.Shtresa e cila krijohet nuk është e dëmshme dhe lirisht mund ta pini.

Aplikimi:

Pija përdoret çdo ditë, 1 lugë gjelle derisa të pushojnë problemet.Për sëmundje të rëndë është e nevojshme të përdoret në periudhë më të gjatë kohore. Theksojnë që para përdorimit te çdo ilaçi popullor është më mirë të konsultoheni me mjekun. /Telegrafi/