.

Endri Hasa: Numri i azilkërkuesve rritet sepse Edi Rama i ka vjedhur shpresën rinisë

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa përmes një videoje të postuar në Facebook thotë se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil është në rritje.
Sipas tij, kryeministri Rama i ka vjedhur shpresën rinisë, ndërsa vetë është zhytur në gropën e korrupsionit dhe të mashtrimeve.

Statusi i plotë
Shqiptarët duan të ikin sepse ? kllouni në kryeministri është i zhytur në gropën e korrupsionit dhe të mashtrimeve.
Numri i azilkërkuesve vetëm rritet sepse i poshtri Edi Rama i ka vjedhur shpresën rinisë.
Zgjidhja e vetme është të largojmë Edi Ramën dhe propagandën e tij që i ka marrë frymën Shqipërisë për 7 vjet.
Koha e kllounit ka mbaruar dhe #ditemetemira do të vinë shumë shpejt për Shqiptarët!