.

“Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet”, Basha flet për planin ekonomik: Taksim i sheshtë dhe transparent

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke iu referuar raportit të FMN-në, për taksimin e sheshtë, ka theksuar se “FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet”.
Me anë të një shënimi në Twitter, Basha shkruan se “Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse”.

Postimi i Bashës në  Twitter:

Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.

Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira