.

Fundjava ndryshe e Presidentit, Meta shfaqet me pedalone në det. Ja mesazhi që ka për ata që përdorin jahte e skafe


Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur bregdetin këtë fundjavë, për të pushuar në këto temperatura të larta që ka rezervuar moti.
Ai është shfaqur në një video në profilin e tij në Facebook, duke pedaluar në det dhe jep edhe një mesazh, që duket se ‘godet’ ata që pushojnë me jahte e skafe.

“Përshëndetje të gjithëve, më mirë me pedalone se sa me jaht apo skaf në det, sepse i forcon këmbët, për të ngjitur malet më të larta, por edhe nuk harxhon karburant. T’ja kaloni mirë sot“, thotë Presidenti Meta.