.

Skema e re për përzgjedhjen e kandidatëve, reagon kreu i Institutit Republikan në SHBA: PD po tregon lidership model për Shqipërinë dhe gjithë rajonin

pjimage - 2020-06-26T174234.294

Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thibauld Muzeurges shprehu konsideratën e tij të lartë për procesin zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr brenda radhëve të saj, për të zgjedhur nga anëtarësia kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkish.Ky proces është mbështetur dhe asistuar edhe nga Fondacioni Westminister dhe Partia Konservatore në Britaninë e Madhe.

Statusi në rrjetet sociale i Muzeurges

Dje, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nw Shqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në zgjedhjen e kandidatëve për të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin.

123