.

Përse dështoi takimi Kosovë-Serbi në Washington dhe çfarë fshihet pas akuzave ndaj Thaçit? Përgjigjet i gjeni në emisionin Open

A ka një “betejë” mes SHBA-ve dhe BE-së për Kosovën? Cfarë fshihet pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë ndaj Presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli? A është Hashim Thaçi “kriminel” (siç e përshkruan akuza) apo një hero? Këto dhe të tjera çështje u diskutuan të enjten në mbrëmje në emisionin Open ku të ftuar në studio ishin Paskal Milo, Ardian Kastrati, Andi Bushati dhe Neritan Sejami, ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë iIlir Kulla, Edith Harxhi, Enver Robelli dhe Adri Nurellari.

Prof. Milo e cilësoi dramatike aktakuzën ndaj Presidentit Thaçi, ai tha se ky vendim nuk është as rastësor dhe as spontan.

Andi Bushati u shpreh dyshues për atë se çfarë do të ndodhte në Washington duke përmendur edhe ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Tërheqjen e Kryeministrit Hoti nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë Bushati e cilësoi të turpshme dhe arsyetoi me faktin se nuk dinte asgjë rreth negociatave. Ndërsa Milo deklaroi se bëri mirë që u tërhoq.

Enver Robelli tha se akuzat ndaj Thaçit janë dramatike por jo të papritura. Sipas tij të gjithë personat e përmenduar dhe të akuzuar nga raporti i vitit 2010 të Këshillit të Europës duhet të kishin dhënë dorëheqjen për tu përballur me akuzat.

Harxhi, Bushati dhe Sejamini replikuan në lidhje me tezën për ndryshimin e kufijve dhe mbështetësit e saj.

A duhet të japë dorëheqjen Presidenti Thaçi pas akuzave? Bushati tha se nëse akuza bëhet zyrtare kjo gjë duhet të ndodhë ndërsa Kastrati kishte një tjetë qasje.

Edhe Neritan Sejamini deklaroi se Presidenti Thaçi duhet të japë dorëheqjen sepse është në të mirë të Kosovës.

Sejamini debatoi me Kastratin për rolin e Rusisë dhe ndikimin e saj në bllokimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Këshilltari i kreut të PDK-së Kadri Veseli ju përgjigj pyetjes nëse do të dorëhiqet apo jo ky i fundit pas akuzave.

Një pyetje provokative që nxiti debat në studio ishte ajo nëse Hashim Thaçi është “kriminel” (sipas aktakuzës) apo hero i UÇK-së?

Kastrati i devijoi pyetjes në lidhje me Thaçin dhe deklaroi se Kosova pa ndikimin dhe rolin e SHBA-ve shkon në Ferr.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm