.

Nis asfaltimi i Bypassi-t të Vlorës, Balluku: Brenda korrikut përfundojnë 11.5 kilometrat e parë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe drejtori i ARRSH, Ergys Verdho kanë inspektuar së bashku Bypass-in e Vlorës, ku kanë filluar punimet pas përfundimit të atij të Fierit.
Sipas Ballukut, ka filluar asfaltimi i kilometrit të parë teksa në fund të korrikut pritet të përfundojë asfalitimi i 11.5 kilometrave të parë të tij.

Ndërkohë Bypass-i i Vlorës do të shoqërohet edhe me vepra arti përveç asfaltit.
STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Ministrja, Belinda Balluku dhe drejtori i ARRSH, Ergys Verdho inspektojë ecurinë e punimeve në Bypass-in e?Vlorës. Në këtë segment ka nisur asfaltimi i kilometrave të parë dhe deri në fund të muajit korrik parashikohet të ketë përfunduar shtrimi i asfaltit në 11.5 km të tij. Gjithashtu po vijon puna edhe në pjesët e tjera të këtij segmenti duke përfshirë edhe ndërtimin e veprave të artit.