.

Sondazhi i “World Vision”: 76% e familjeve nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë pandemisë

Eljona Elmazi, drejtoreshë e “World Vision” për Shqipërinë dhe Kosovën, foli në Dita Jonë për një sondazh të kryer nga shoqata që ajo drejton në vendin tonë, ku tregohet se si ka ndikuar pandemia mbi familjet e varfra shqiptare.Sipas saj rreth 76% e familjeve nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë pandemisë.

“Kemi pyetur 1199 familje në 15 bashki të vendit.Ndër personat që kemi pyetur 70% janë nëna, 30% janë burra nga mosha 36-60 vjeç.
Pjesa më e madhe e familjeve nuk arrijnë të përmbushin plotësisht nevojat bazë për ushqim.Ka pasur një rritje të papunësisë me 10% dhe ulje të punësimit me kohë të plotë, ulje të remitancave, dhe rritje të ndihmës së marrë nga organizata.
Kemi vënë re se ndjenja e ankthit dhe frikës ka qenë më e shpeshtë tek gratë dhe tek familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe tek ata familjarë që kanë pasiguri si do ndikojë COVID në punësimin e tyre”, u shpreh më tej Elmazi.