.

Efektet e amnistisë fiskale, Preçi: Përfitojnë abuzuesit, duhet konsensus i gjerë

Amnistia fiskale për legalizimin e parave që aktualisht janë jashtë bankave, nuk i shërben ekonomisë pasi dërgon sinjale negative tek komuniteti i biznesit, i cili është korrekt me shtetin në pagesën e taksave. Në një intervistë në Skype për SCAN, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, sqaron efektet e pritshme të kësaj iniciative.

Sipas tij, për të bërë një amnisti të tillë, qeveria duhet të ketë konsensusin e biznesit, të politikës si dhe të institucioneve financiare, në të kundërt iniciativa do të rezultojë e dështuar.

Qeveria synon që brenda Majit të miratojë amnistinë për formalizimin kapitalit për të gjithë emigrantët dhe shqiptarët brenda vendit që i kanë të padeklaruara paratë e tyre, fryt i një pune të ndershme. Ky proces mendohet të ketë një kohëzgjatje prej një viti dhe të ndahet në tre fasha katër mujore. Në të parën detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5% në fashën e dytë 7 dhe në të tretën 10 %.
Marrë nga SCAN