.

“Ne kemi vetëm 18.2% të shtretërve…”, Rama tregon rezultatin e luftës dhe i përgjigjet Bashës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin OPEN në Top Channel se “qeveria dhe shqiptarët kanë bërë një luftë fantastike me koronavirusin”.

Teksa iu përgjigj akuzave të opozitës për testet, Rama tha se për të ka rëndësi vetëm rezultati.

“Ne kemi vetëm 18.2% të shtretërve në dispozicion të zënë, që do të thotë se jemi shumë larg situatës së disa vendeve që nuk kanë shtretër për të sëmurët. Të tjerat nuk kanë vlerë”, u shpreh kryeministri?

Kreu i qeverisë tha se falë masave të marra janë shpëtuar qindra e qindra jetë.

“Kemi shpëtuar qindra dhe qindra jetë tani që flasim. Nëse nuk do merrnim masat që morëm dhe nëse nuk do kishim ndërgjegjësim, do të ishim në një situatë makthi dhe në një tunel ku nuk do të dilnim pa mijëra të vdekur”, u shpreh kryeministri.

Por a e kemi kaluar rrezikun? Sipas Ramës, armiku nuk ka ikur.

“Këtë nuk mund tat hemi. Do bënim gabim, pasi këtë nuk e di. Jemi në një luftë komplet të panjohur që ka mbyllur gjithë botën në shtëpi dhe ka vëndosur në vështirësi edhe vende të zhvilluara. Duhet të jeni të vetëdijshëm. Armiku nuk ka ikur”