Doktoresha kirurge Lida Shosha bëri një status i cili u bë viral në rrjetet sociale. Në status ajo kurajonte qytetarët që janë të izoluar në banesa. “Nuk është vuajtje por është shpëtim”, ishte një ndër fjalitë prekëse të statusit të mjekes.
“Unë kam 27 vite mjeke, kirurge. Vuajtje kanë pacientët e mi. Ne i themi mirëmëngjes vuajtjes çdo mëngjes. Sfida nuk është të qëndrosh në shtëpi, sfida është e atyre personave që janë të shtrirë në krevatet e spitaleve. Vuajte është të jesh i shtrirë më sëmundje nga më të ndryshmet”- tha mjekja