.

Haradinaj në Open: Kurti nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje, 2/3 e parlamentit kundër

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për krizën ekonomike në Kosovë.

Ai tha se Albin Kurti e ka humbur shumicën kështu që Albin Kurti nuk ka mundësi ta shpërbëjë parlamentin.

“Albin Kurti është rrëzu nga aleati i vet dhe mocioni i mosbesimit u përkrah nga opozita. Albin Kurti nuk mund të qëndrojë në qeveri sepse është pakicë. Parlamenti i Kosovës nuk kërkon të shpërbëhe. 2/3 e parlamentit nuk kërkon të shkojë në zgjedhje, kështu që Kurti nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohsme”- tha Haradinaj.