Kujtim Gjuzi ka sfiduar haptazi Policinë e Shtetit duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Deputeti i opozitës parlamentare ka publikuar një video në rrjetet sociale duke drejtuar makinën duke folur në celular.
“Zona elektorale Fushe-Kruje-Grepse per nje emergjence familjare ne familjen e zotri Allamanit”- shkroi ai në përshkrimin e fotos.
Por ai u paralajmërua nga ndjekësit e tij se kryeministri Edi Rama do e fuste në burg pasi po ngiste makinën duke folur në telefon.
Megjithatë duket se deputeti Gjuzi nuk është i frikësuar. Ai është përgjigjur duke thënë: “Edin do ta rras në burg se ka shkelur Kushtetutën mik.”