Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Durres, ku nje 44-vjecar ka rene nga kati i trete i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12. Burime nga policia bene me dije se shtetasi I.L, eshte derguar me urgjence ne spital, nen kujdesin e mjekesve.
Bie nga kati i tretë 44-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital
Publikuar: 2020-03-31 12:40 pm
“Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policise.