.

A e dëmton sheqeri sistemin imunitar? Ja çfarë duhet të dini

Me përhapjen e koronavirusit pothuajse në gjithë botës, shumica e njerëzve po përpiqen të jenë sa më të shëndetshëm në mënyrë që të jenë në gjendje ta mposhtin.
Por duhet të dini se një sasi e caktuar sheqeri mund të dobësojë sistemin imunitar për disa orë.Qëndrimi në shtëpi na bën që shpesh të hapim dollapin për biskota, ëmbëlsira apo te hapim frigoriferin për akullore.Sipas disa studimeve, sheqeri e shkatërron sistemin imunitar, shkruan Huffpost.
Ndërsa sheqeri që gjendet në fruta mund ta forcojë trupin sepse është i kombinuar me vitamina dhe fibra, sheqeri i përpunuar jep efekte të pakëndshme.
“Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ndikojë në qelizat që sulmojnë bakteret.Sheqeri ndikon në mënyrën si rruazat e bardha të gjakut sulmojnë bakteret”, shpjegon mjeku i sëmundjeve interne, Niket Sonpal.
Më tej ai shpjegon se sheqeri shkakton inflamacion të shkallës së ulët dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike, si diabeti apo ato kardivaskulare.
Sipas Nate Favini, drejtues mjekësor në Forward, po bëhen të zakonshme rastet e personave që vuajnë nga diabeti dhe preken nga COVID-19.
Sipas studiuesve konsumi i 75-100 gramë sheqer mund të pengojë sistemin imunitar të trupit, ndaj hiqni dorë nga pijet me gaz.
Më tej studiuesit rekomandojnë konsumimin e portokalleve, maderinave, brokolin, hudhrat dhe spinaqin.Gjithashtu xhinxheri, kosi, bajamet, shafrani dhe çaji jeshil janë të dobishëm./Hapur.al