.

Covid-19 prek edhe Formula 1, rasti i parë te McLaren, në rrezik gara e parë e Botërorit 2020


Coronavirus prek edhe Formula 1. Skuderia McLaren ka njoftuar tërheqjen nga Çmimi i Madh i Australisë, pasi një pjestar i stafit teknik ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Konfirmimi vjen nga skuderia britanike, që thekson se personi i infektuar ishte izoluar që sapo ishin shfaqur shenjat e para të sëmundjes.

Ndërkohë, të gjithë në McLaren janë futur në karantinë, përfshirë dy pilotët Lando Norris dh Carlos Sainz. Kjo e bën të pamundur praninë në garën e parë sezonale të Formula 1, ndërsa ky lajm rrezikon edhe zhvillimin e Çmimit të Madh të Australisë./ Marrë nga BallkanWeb