.

Viziton Shqipërinë pas 2 vitesh, zbardhet axhenda e presidentit të KE.Ja kur do takojë Ramën

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të vizitojë sot në mesditë Shqipërinë. Pasi firmosi sot në mëngjes bashkë me presidenten e KE Ursula von der Leyen marrëveshjen e BREXIT, të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, ish- kryeministri belg është nisur drejt Tiranës.

Në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në orën 13.20 konferencë për shtyp dhe në orën 13:50 një drekë pune.

Po sot Michel do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut ku do të takojë gjatë pasdites Presidentin Pendarovski, kryeministrin Oliver Spasovski dhe ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov. Vizitë e tij në Shkup do të zgjasë deri nesër.

Herën e fundit që Charles Michel ka qenë në Shqipëri ishte 23 prilli i 2018 ku e vizitoi vendin tonë si kryeministër i Belgjikës kurse tani vjen për herë të parë si Presidenti i ri i Këshillit Europian. Në tetor të vitit të kaluar Michel mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.