.

“Shpresoj që Prokuroria të mos jetë nën presion”, Meta tregon kur do dalë videoja e parë për Dvoranin

Presidenti Ilir Meta marrjes në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për padinë ndaj kreut të KED-së, ka deklaruar se sapo të shkojë në zyrë do të autorizojë zëdhënësin e tij Ben Blushin, që të nxjerrën videon e parë për Ardian Dvoranin.

Meta është shprehur se kjo çështje ka shkelje flagrante dhe se Presidenti i vendit Ilir Meta ka si qëllim mbrojtjen e Kushtetutës.

“Nuk mund të largohesha pa respektuar vëmendjen tuaj, me pak fjalë mund t’i them se jam këtu në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, pas kallëzimit që kam bërë për shtetasin Ardian Dvoanin, për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës, vepra që janë bërë me dashje nga ana e tij. Kemi vënë provat dhe dokumentet së bashku kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant, shpresoj që Prokuroria të bëjë punën dhe të mos jetë nën presionin politik. Kushtetuta e thotë shumë qartë, që është Kushtetuta pika më e lartë. Lidhur me këtë çështje, që bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, sepse garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve, në këtë drejtim dua tu siguroj shqiptarëve se Meta ka ecur sipas ligjit. Të gjitha provat e depozituara deri më tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvoranit. Prokuroria ka pasur edhe çështje të tjera, por kjo është një çështje që askush nuk mund t’i shmanget. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do të bashkëpunojmë me prokurorinë. Ky ishte një rast tepër flagrant dhe vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme. Mund t’ju them se ne do të vijojmë të komunikojmë me qetësi dhe arsyetim. Ne duam të mbrojmë Kushtetutën. Sapo të kthehem në zyrë do t’i autorizoj Blushit që të nxjerrë spotin e parë për çështjen në fjalë. “, u shpreh Meta.