.

Lajm i fundit/ Ish-deputetët e PD mblidhen te gjykata e Tiranës, ja ç’po ndodh atje (FOTO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që njihet si “Babalja”, do të dalë sot në seancë në Gjykatën e Tiranës dhe në mbështetje të tij, janë mbledhur në gjykatë ish deputetet e PD.

Sic shihet ne fotot e siguruara nga gazetarja e Panorama, ish deputetet jane futur ne ambientet e brendshme te gjykates ku mesohet se do ndjekin nga afer seancen gjyqesore.

I vetmi person që ndodhet në burg per kete çështje është Fredi Alizoti, i cili akuzohet se është ai personi që ka imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt.

Ndërsa ish deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, akuzohen se kanë kryer kallëzim të rremë.