.

Drafti i PS që “shmang” Presidentin, Meta ka një paralajmërin: Nuk provokohem

Presidenti Ilir Meta, e ka gati një përgjigje për draftin që ka propozuar Partia Socialiste, për ndryshimin e bërë në pr.ligjin liodhur me ceremoninë e betimit për magjistratët, nëse kreu i shtetit nuk i thërret brenda 10 ditëve si e parashikon Kushtetuta.

Teksa u ndal dhe foli pas daljes nga Prokuroria për padinë e bërë për kreun e KED-së, Ardian Dvorani, meta ka thënë shkurt dhe qartë se nuk provokohet dhe ka paralajmëruar se “Presidenti e di shumë mirë jo vetëm detyrën e tij, po është i ndërgjegjshëm edhe për misionin e tij”.

Deklarata e Metës

Presidenti i Republikës nuk është në punë, as në detyrë sic ju kam thene me pare, është në mision dhe nuk provokohet nga cic mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti i Republikes ka qenë, është dhe do të jetë garant i Kushtetutës se Republikes dhe i fton të gjithe te merren me përballimin e pasojave tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme. Kush gjen kohë ne keto momente per te provokuar presidentin dhe popullin per t’u marre me cështje të tjera duhet ta ketë të qartë se Presidenti e di shumë mirë jo vetëm detyrën e tij, po është i ndërgjegjshëm edhe për misionin e tij. Kaq.”