.

Tirana ndez dritat për festat e fundvitit, Rama shfaqet krah kryebashkiakut Veliaj


Në Tiranë janë ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës së Vitit të Ri dhe “Fshtatit të Festave”.

Vogëlushët e disa prej shkollave të kryeqytetit janë reshtuar rreth pemës së Vitit të Ri dhe kanë kënduar së bashku. Në ceremoninë e ndezjes së dritave në Sheshin Skënderbej ka marrë pjesë kryebashkiaku Velia dhe kryeministri Edi Rama.

Si kryebashkuaku Veliaj dhe kryeministri Rama kanë bërë thirrje për rikthimin e shpresës pasi jeta vazhdon, pas ngjarjeve të rënda të dy javëve më parë kur vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë që shkaktoi 51 viktima e rreth 1 mijë të plagosur.