.

Spiropali në Open: 13 miliard lekë nga buxheti i shtetit për rindërtimin

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është e ftuar në Open foli për procesin e rindërtimit ku tha se lagjet do të ndërtohet duke bërë një diferencë me ndërtimet e bëra deri tani.

“Më duhet të theksoj diçka. Është një lajm që qarkullon në media që shteti s’ka lekë për emergjencat civile. Ky lajm është një gënjeshtër. Pa prekur as borxhin, as rritjen ekonomike as ndonjë projekt qeveria ka 13 miliard lekë ose 130 milion dollarë”-tha Spiropali.

Nga dolën këto lekë?- e pyeti Alban Dudushi, Spiropalin.

Këto lekë dalin nga buxheti i shtetit- iu përgjigj Elisa Spiropali.

“Këto lekë prekin diçka sepse projekt buxheti ishte hartuar para tërmetit. Akoma nuk është votuar por është hartuar para tërmetit. Mund të ketë vetëm ndryshime të vogla”- ndërhyri Abilekaj.

“Unë po them që paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe nuk prekin asgjë”- tha sërish Spiropali.