.

Profesor Aliaj në Open: Bregdeti i Adriatikut është zona më e rrezikuar nga tërmetet, ja arsyeja

 

Profesori i Sizmologjisë Shyqyri Aliaj ishte i ftuar në Open ku foli për hartën që kanë publikuar ai së bashku me dy kolegë të tij: Eduard Sulstarova dhe Betim Muço.

Aliaj tha se ky studim u bë për t’i ardhur në ndihmë shtetit që ndërtimet e reja shumëkatëshe të bëheshin sipas eurkodit që e ka e gjithë Europa. Studimi nuk u mor parasysh.

“Duhet të theksojmë diçka. Bregdeti Adriatik është më i rrezikuari sepse është në skaj të dy pllakave asaj Afrikane dhe asaj Euro-aziatike. Nga vëzhgimi nga ajri shikohet se pranë durrësit ka një ngritje 10 cm ndërsa 50 km në lindje ka një 10 cm zhytje të tokës”- tha professor Aliaj.

Një tërmet është shënuar sot në Frence ku pati ca probleme. A mendoni se ka lidhje me tërmetin tonë?- e pyeti Eni Vasili.

Po ka lidhje. Sepse pllaka Euro-aziatike është nën një bazament dhe futen nën Apenine duke dhënë lëkundje dhe atje.