.

Nëna e moshuar magazinonte sasitë e mëdha të drogës, i biri e trafikonte. Si ra policia greke në gjurmët e grupit të shqiptarëve



Dy burra me origjinë shqiptare përkatësisht, 44 dhe 45 vjeç, janë lënë në burg nga gjykata greke, ndërsa nëna 64 vjeçare e njërit prej tyre është liruar me kusht. Sipas policisë greke, në banesën e gruas mbahej lënda narkotike tip hashash.

Gjykata ka vendosur që ajo të paguaj 8 mijë euro si garanci, ndërsa i është ndaluar të lërë shtetin greke. Nëna 64-vjeçare, djali i saj 44 vjeç dhe miku i tij 45-vjeçar nga Shqipëria u arrestuan të enjten e kaluar me 7 kg hashash, 2.5 kg heroinë dhe 72g kokainë.

E gjitha filloi disa ditë më parë kur ndaj 44-vjeçarit u morën informacione për posedimin dhe trafikimin e drogave të forta.

Oficerët e mbajtën nën mbikëqyrje dhe zbuluan se ai ishte “organizatori” i trafikut të sasive të mëdha të hashashit dhe heroinës që magazinohej në banesën e nënës së tij.

‘Transportuesi i drogës’ duket të jetë shoku i tij 45-vjeçar pasi autoritetet e shikuan atë javën e kaluar të shkonte në koshin e plehrave pranë shtëpisë së nënës së tij, duke lënë një çantë që përmbante më shumë se dy kg heroinë të fortë dhe një gjysmë kilogram heroinë në formë pluhuri.

Në këtë moment, oficerët e policisë ndërhynë duke e arrestuar poseduesin.

Më pas kontrolluan shtëpinë e nënës 64-vjeçare dhe djalit të saj, të cilët gjetën dhe konfiskuan rreth 7 kg hashash, një sasi të vogël kokainë dhe para.